Reperi shqiptar Stresi prej dy disa muajsh ndodhet në burg, ndërsa të shumtë kanë qënë ata që e suportojnë jashtë, duke filluar që me të fejuarën e tij, Kejsi e deri tek kolegët e tij artistë.
Së fundmi për të ka ardhur një mbështetje dhe nga Kosova. Bëhet fjalë për reperin tjetër të njohur, Fero i cili ka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kërkon lirimin e tij.
Prej datës 17 tetor të vitit 2018, Stresi vijon të mbetet në qelitë e paraburgimit. Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.













