Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar deklaratat e eurodeputetëve të ardhur në Tiranë.
Sipas Palokës, eurodeputetët nuk duhen sulmuar sepse janë të painformuar.
“Mos i akuzoni e mos i sulmoni kot. Jane thjeshtë të pa informuar. Ja psh, nuk e dijnë që Rama i ka hapur negociatat që qershorin e shkuar”, thotë zyrtari i Partisë Demokratike.
Edhe pse vitin e shkuar qeveria shqiptare dështoi të hapë për të tretën herë negociatat me Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama u përpoq të propagandonte se kishte marrë vendim pozitiv nga Brukseli.
Eurodeputetët i hodhën fajin opozitës për situatën e krijuar, ndërsa Fleckenstein u shpreh se pamjet nga protesta e ngadalësojnë procesin e integrimit.












