Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat e tij, për zëvendësimin e ish-deputetëve të PD që dorëzuan mandatin, me emrat që vijnë pas tyre që nga listat e vendosura në zgjedhjet e qershorit të 2017.
KQZ ka ftuar kandidaten për deputete, Ina Haxhija për të zëvendësuar ish-kryeministrin Sali Berisha, por me anë të një reagimi të shkurtër shoqëruar edhe me një foto të kërkesës së KQZ, ajo ka dhënë dhe përgjigjen e saj.
‘Më vjen keq, por nuk e zëvendësoj dot’, shkruan Haxhia.













