Eurodeputeti Knut Fleckenstein, në konferencën e sotme para gazetarëve nuk hezitoi të kritikonte dhe Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Fleckenstein kërkoi që zonja e parë të mos pengonte dialogun duke u shprehur se protestat ngadalësojnë procesin e integrimit.
Ndonëse është herët për një reagim nga kryetarja e LSI, ka qënë Përparim Spahiu, ish–deputeti i LSI-se, që i ka kthyer pergjigje raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein/
Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Spahiu i sugjeron raportuesit të mos bëhet “Zonja e Pare e qeverise se droges”.
”Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës. As qeveria e vendit tënd nuk e do!
Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngel, deri në Maj” shkruan ish-deputeti.











