Pas seancës së djeshme parlamentare, zv.kryeministri Erion Braçe, duke folur për gratë deputete, të intimiduara nga protestuesit, i është kthyer në një mënyrë po aq ofenduese gazetares së News 24, Klodiana Lala.
Braçe nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetares, por i tha se e ka mendjen tek ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.
Më tej, gazetarja i kerkoi shpjegime për deklaratën e tij, por Braçe vijoi ta shtonte dozën e arrogancës duke i kërkuar truprojave që ta largonin.











