Tashmë u bë e zakonshme që Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker të lejë skena komike në publik.
U bënë disa raste, kur Presidenti ka tërhequr vazhdimisht vemendjen me veprimet e tij qesharake.
Së fundi gjatë një konference për shtyp në Egjipt, Juncker-it i ra telefoni. E çuditshme, si ai ende nuk ka kuptuar që telefoni duhet të mbahet silent.
“Ishte dyshuesja e zakonshme, gruaja ime”, tha Juncker dhe salla shpërthen në të qeshura.












