Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë detaje për protestën që do të mbahet sot.
Duke e cilësuar si ilegale mbledhjen e sotme parlamentare, Paloka thotë se ky parlament nuk përfaqëson më asgjë.
Paloka tha se protesta do të ketë gjithmonë kudo që ata të mblidhen ilegalisht.
‘Ne duam t’u krijojmë shqiptarëve kushte për zgjedhje të lira të ndershme, të gjitha të tjerat janë show. Protestat janë të qytetarëve’, tha Paloka.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/342113146512063/?notif_id=1551182810653701¬if_t=live_video











