Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia vizitoi sot në mbrëmje disa të plagosur nga protesta para Parlamentit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në Spitalin e Traumës.
Në bisedë me të, të plagosurat flasin se ishin helmuar nga gazi i përdorur prej policisë, edhe pse ato ishin larg protestës, në Qendrën Tregtare “Toptani”.
Në Spitalin e Traumës kishte edhe të plagosur me hematoma.











