5 automjete janë djegur në zonën e Lungomares në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Makinat kanë qenë të parkuara.
Mësohet se një nga mjetet e djegura ka qenë në pronësi të një zyrtari të Bashkisë së Vlorës.G.Sh është shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, drejtuar nga socialistët.
Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qellimshme. Ende nuk ka një version zyrtar nga policia, por po punohet për rrethanat dhe autorët e ngjarjes.
Kujtojmë që në Vlorë djegia e makinave ka qenë shumë e shpeshtë.











