Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi bëri lëvizjen e papritur ditën e sotme, për të zhvendosur seancën parlamentare këtë të martë, duke pretenduar se kështu do të digjnin planin e opozitës për protestën para parlamentit.
Por, opozita është treguar e shpejtë dhe ka vendosur të vijë me një plan të ri. Mësohet se Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për organizimin e një proteste gjatë ditës sotme në orën 16.30 para selisë së parlamentit në Tiranë.
BNdryshimi i ditës u konsiderua si një manovër për të mos u përballur me protestën parlamentare për ditën e enjte.
Kujtojmë se opozita doli me vendim unanim për të zhvilluar protesta çdo të enjte para parlamentit, për të bllokuar kështu punimet, në atë që opozita e quan parlamentin e kriminelëve.












