Drejtori i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi, humbi jetën sot në zyrën e tij ndërsa po kryente punën e tij të përditshme.
Hysi, 44 vjeç dyshohet se ka pësuar një infarkt, çka ka sjellë dhe vdekjen e tij të menjëhershme
Përveç detyrës si drejtor i Hipotekës, Hysi ishte pedagog në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.












