Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvendosur punimet e seancës parlamentare për ditën e sotme, duke qënë se çdo të enjte opozita do të vijojë me protesta përballë godinës.
Kuvendi do të zhvillojë sot pasdite seancë plenare për të zëvendësuar të enjten e kaluar.
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetareve u vendos që seanca plenare të mbahet ne orën 17:00.
Në rendin e ditës se Konferencës se Kryetareve ishte miratimi i kalendarit tre javor te punimeve te Kuvendit si edhe programi i punes se parlamentit. Rendi i ditës, i cili është bërë publik edhe në faqen e Kuvendit janë edhe dy projektvendime, për miratimin e strukturave për KLP dhe KLGJ.











