“Edi Rama e Sandër Lleshaj që urdhëruan hedhjen e gazit lotsjellës edhe mbi gratë shtatzëna. Mbajeni mend, dita do të vijë për ju. Do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit. Sovrani do ju çojë para drejtësisë dhe në burg aty ku e keni vendin horra dhe tradhtarë”.
Ky është zotimi i kreut të PD-së Lulzim Basha, menjëherë pas sulmit të policisë me gaz lotsjellës dhe gaz helmues.
Protestuesit janë konfrontuar me efektivët e policisë dhe kanë tentuar të çajnë kordonin e tyre dhe të hyjnë brenda në Parlament.












