Ishte hera e parë që ai fitonte një Oscar dhe padyshim çdogjë do ti dukej e pabesueshme.
Rami Malek u zgjodh aktori më i mirë i këtij edicioni në ceremoninë e Oscars. Në rolin e protagonistit në filmin ‘Bohemian Rhapsody’, Malek ka interpretuar për mrekulli legjendën e muzikës Freddie Mercury.
Në momentin kur aktori mori çmimin dhe bëri fjalimin falenderues, teksa po linte skenën u rrëzua. Nuk mund t’iu shpëtonte syrit të fotografëve të cilët madje kanë siguruar dhe pamjet kur ai reflektonte habinë me fytyrë.
Mjekët shkuan menjëherë për tu siguruar për gjendjen e tij shendetesore, por duket se aktori më i mirë e ka kaluar atë me sportivitet.











