Pjesë e takimeve të kreut të PD, Luzim Bashës kanë qenë ato dhe me aleatët e opozitës.
Pak orë para se kryedemokrati Basha të takojë krerët e degëve në Tiranë është takuar dhe me aleatët e tij, Fatmir Mediun dhe Dashamir Shehin.
Të dy këta të fundit kanë dhënë deklaratë për mediat duke zbuluar detaje nga takimi.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i është përgjigjur pyetjes nëse opozita do të tërheqë të zgjedhurit vendorë nëse Rama nuk reflekton pas vendimeve.
Ai u përgjigj duke thënë se opozita do të bëjë çdo gjë që kërkojnë shqiptarët, në rrugë kushtetuese.
Nga ana tjetër, Dashamir Shehi u shpreh se sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë.
Ai tha se nuk kanë diskutuar të tjera gjëra të reja.
“Protesta e radhës do të jetë para Parlamentit të enjten. Kërkesa mbeten po ato, largimin e Ramës, qeveri tranzitore që të ndërmarrë përsipër punë të rëndësishme. Pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prap. Këta janë diskredituar në rrafshin ndërkombëtar”, u shpreh Shehi.











