Një 36 vjeçar shqiptar banues në Monza u arrestua sërish nga policia italiane.
Karabinierët në Brugherio e patën arrestuar atë edhe gjatë majit të vitit të kaluar.
Policia patrulluese, kësaj here e kapi atë në flagrancë me 1 gram kokainë dhe parë.
Kontrollet e zhvilluara në shtëpinë e tij, zbuluan edhe 11 gramë kokainë, peshore elektronike dhe pothuajse dy mijë euro para të gatshme.











