Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit.
Sipas burimeve, ai është është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Kastriot”. I identifikuar si Mistokli Llupi, i moshuari jetonte i vetëm.
Ka qenë vëllai i tij ai që ka gjetur mbrëmjen e djeshme trupin e pajetë brenda banesës.
Mësohet gjithashtu se ky shtetas kishte ndërruar jetë tre ditë më parë. Ndërkohë që shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.
Paraprakisht mësohet se 68-vjeçari vuante nga problemet kardiake, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar përgjigjen zyrtare për vdekjen.












