Kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë të fundit për mediat u shpreh se kryeministri Rama po planifikon arrestimin e Vangjush Dakos për të shpëtuar vetë.
Sipas kryedemokratit kjo është një lëvizje e radhës e kryeministrit për të dalë i pastër nga situata e vështirë ku ai ndodhet.
Basha: Asnjë përpjekje fasadë nuk do ta shpëtojë dot nga përgjegjësia politike dhe ligjore që ka. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuara.
Orët e fundit janë intesifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Arrestimi i Dakos duhet të kishte ndodhur që kur dosja 339 faktoi që ai dhe të tjerë socialistë janë kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të tjetërsuar votën e qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/252186225662168/











