Zhvillimet e fundit politike kanë çuar Partinë Demokratike drejt mbledhjeve të shumta për të arritur dret një vendimi final.
Burime nga PD bëjnë me dije se kreu i kësaj force politike Lulzim Basha ditën e sotme ka mbledhur kolegjin e kryetarëve. Mbledhja po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se në mbledhje marrin pjesë të gjithë kryetarët e PD-së në rrethe.
Ajo për çfarë po diskutohet janë hapat e mëtejshëm që do ndjekë opozita. Takimi i kolegjit të kryetarëve zhvillohet për të vendosur organizmin, vendimet e kryesisë, protestat dhe takimet.
Kujtojmë që një ditë më parë PD mblodhi Kryesinë e kësaj partie, ku u diskutuan 3 pika kryesore mes të cilave edhe shkarkimin nga të gjitha funksionet dhe anëtarësia të deputetit Myslim Murrizi.
©DRONI.al











