Janë shënuar dy viktima si pasojë e përkeqësimit të motit ditën e sotme.
Në fshatin Buzhalë të Pukës janë gjetur të pajetë dy barinj. Të rinjtë janë gjetur të pajetë në një stan bagëtish.
Dyshohet se shkak për vdekjen e tyre është bërë moti i keq. Policia e Pukës e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimin për rastin.
Kujtojmë se dita e sotme është karakterizuar nga një mot me temperatura të ulëta dhe erë shumë të fortë.
©DRONI.al











