Pasi përmbysi një kamion në afërsi të urës së Matit, era e fortë ka shënuar “viktimën” e radhës.
Këtë radhë, kamioni është përmbysur në Markatomaj të Lezhës.
Si pasojë e aksidentit shoferi ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë mjekimin në spitalin e Lezhës. Ndërkaq policia iu bën thirrje drejtuesve që të lëvizin me kujdes në segmentin rrugor Lezhë-Fushë-Krujë.













