• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosja 339/ ‘Bomba’ e gazetarit: Sekretet e mazhorancës në qindra CD

droni by droni
22 February, 2019
in Kronika
0
Dosja 339/ ‘Bomba’ e gazetarit: Sekretet e mazhorancës në qindra CD
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Basir Çollaku:

Qindra CD të pazbardhura të 339, janë sekretet e mazhorancës dhe pushtetit, që ruhen nga Donika Prela dhe Arta Marku. Kjo është super-dosja elektorale ku pushtetit dhe bandat kanë punuar së bashku dhe më pas kanë ndarë njëlloj bashkë pushtetin e fituar.

Dosja e nxehtë ruhet nga zonjat e Prokurorisë të cilat garojnë dhe për vendet e njëra-tjetrës, në fshehtësi.
Në dosjen 339 të janë qindra CD përgjimesh, ende të pazbardhura, që kanë mëkate tronditëse për qeverinë. Ndaj duhet të qëndrojnë në detyra eprorësh njerëzit e bindur, si kasaforta të mosshpërthimit të hetimit.

Kush i financon prokurorët, gjykatësit, trupën drejtuese të sistemit, në promovim karriere në këtë kohë të mbrapshtë, kur zhurma të mbyt për reformën, e heshtja bën hatanë nën dorë?!

Dyshimet serioze vështirë t’i shoqërosh me prova bisedash, premtimesh, pagesash, shkresash, por ama sjelljet në hetime prokurorie dhe vendime gjykatash, janë më tepër bindëse se hamendësimet.

Po përse?!

Emërimi i njëanshëm, jokonsensual i Arta Markut, sipas Kushtetutës, i përkohshëm, e për pak javë u bë vite, shpërndarja internuese e Prokurorëve të Krimeve të Rënda të dosjes “Shullazi” e “Tahiri”, mbarimi i atyre të “Dajtit”, shpërblimi i Donika Prelës nga Durrësi ditën e vjedhjes së postës sekrete të prokurorisë, me emërim në krye të Prokurorisë për Krimeve të Rënda, e mjaft vendime haptazi të paligjshme, kanë futur drejtësinë në rrugë të verbër.

Dosja 339, është një investim partnerësh më së shumti, me fashikuj të pafund përgjimesh, për blerjen masive të votave në të gjithë qarqet e Shqipërisë.

Ajo zbardhi skemën kriminale të bashkëpunimit të qeverisë, eksponentëve të lartë politik dhe publik. Në të kemi, kryebashkiakë, si Gjushi me shoqni, prefektë, disa ministra, plot deputetë, shumë zyrtarë të lartë, të cilët hapur drekojnë, kuvendojnë, shkëmbejnë para dhe ndere për tendera, punë publike, para publike, me organizata kriminale, të trafikut të drogave të shtrenjta si heroinë, kokainë.

E gjithë sasia e përfitimeve të paligjshme, shkonte tek Edi Rama, arkitekti i rritjes së numrave në Parlament dhe ndenjësve nëpër Bashki, me ortakëri me bandat. Me gjithë konspiracioinin, mbylljen hermetike të Prokurorisë, për të mos dalë sheshit zullumet e frikshme të kësaj dosje, Zëri i Amerikës dhe Birn, publikuan materiale shokuese. Fajtorët nuk shkuan as në burg, as askund, por qëndrojnë ende në pushtet.

E nisën me dosjen Shullazi, duke larguar mbi 10 Prokurorë të Krimeve të Rënda, pjesë e rëndësishme hetimi edhe në 339-ën. Vijuan me lehtësira befasuese për Dritan Dajtin. Kulmon me komedinë me bosin Klement Balilin. Donika Prela bëri rrëmujën  e paprecedentë në Krimet e Rënda, duke degraduar deri në sherr fizik. Arta Marku nisi procedimin disiplinor dhe transferimin, ku nuk mungonin Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, dy ish-drejtues të Krimeve të Rënda. Gjykata Administrative vendosi kundër Donikës dhe Artës, duke vendosur se zonjat drejtuese kanë vepruar paligjshmërisht.

Sërish halli kthehet te 339, Kodi i Kuq për mazhorancën dhe kryeminsitrin. Vangjush Dako del zbuluar në ortakëri me bandat, deputetët drejtues në burgje dhe terren elektoral dalin hapur në aktivitet kriminal, në favor të plackitjeve të votave. Donika dhe Arta nuk e arrestojnë dot Dakon, nuk munden ta bëjnë nga frika e Ramës dhe të tjerëve.. Po tani kush sponsorizon?

339, është hapur politikë dhe krim. Bandat në Durrës, Lezhë, Dibër, Vlorë, Kukës, Shkodër, në mbi 9 qarqe kanë punuar për llogari të Rilindjes. Vangjushi, Ahmetaj, Gjiknuri, Tahiri, Sejdini, janë kryesisht më të dyshuarit për mbajtjen e fijeve lidhëse, të cilat kulmojnë tek shef Edi.

Fatmir Xhafa provoi të dilte nga laku dhe të arrestonte Dakon, por Donika dhe Arta nuk iu bindën.  Sandër Lleshi as në ëndërr nuk mendon të sillet njëlloj. Ai mjaftohet me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rregulloret, ose kundragaz për gazetarët.

Në këtë dosje gjenden të dhëna thuajse kinematografike, për banda politiko-kriminale, të vjeljes së gjobave, për ministra e politikanë, të cilët nuk kanë dorëzuar taksat tek shefi.

Por çfarë po ndodh saktësisht?!

Rama nuk është vetëm. Bandat e lëna në qetësi, të patrazuara, mundet lehtësisht të kenë bërë marrëveshje me kryeministrin dhe të emërojnë në detyra të rëndësishme prokurorë e gjyqtarë, apo në për shumë KLPLGJ-ra dhe me marifete proceduriale paguajnë karriket ku janë ulur.

Të lirë apo nëpër qeli, të fortët e krimit, pasi kanë arkivuar telashet e përfshirjes së Ramës në këtë skemë pushteti, për llogari të tyre bëjnë çdo biznes. Në episode frike e trembje nga daljet e të fshehtave, Rama kanos butësisht si në lutje, duke thënë se janë dërguar mesazhe nga burgu, nga “qeveria tjetër”.

Ndaj nëse Donika dhe Arta, japin kohë, leje, mundësi pune dosjes 339, të veprojë ligjërisht për Gjushin, ministra e deputetë, prefektë e zyrtarë dhe pa harruar shef Edin, atëherë 339, është vettingu i parë serioz në drejtësi..
Deri atëherë Gjushi mbetet siç vetëthotë akullore, e Rama një surrelas në pritje…

Tags: basir collakudosja 339
Previous Post

Horoskopi, 23 shkurt 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Era e fortë përmbys kamionin në aksin Lezhë – Laç

droni

droni

Next Post
LAJMI I FUNDIT/Vritet me armë 42-vjecari në Memaliaj (EMRI)

LAJMI I FUNDIT/ Era e fortë përmbys kamionin në aksin Lezhë - Laç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.