Edhe pse është thënë se situata është normale dhe se nuk ka vend për panik, po bëhet e shpeshtë të dëgjojmë raste të prekjes nga virusi AH1N1. Së fundmi është një tjetër rast i tillë në Shqipëri.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se një e re ndodhet në gjendje të rëndë në Sanatorium e prekur nga virusi AH1N1. Mësohet se gruaja rreth 25 vjeçe shtatzënë, është e shtruar prej një jave në spital.
Ajo ka bërë lindje të parakohshme dhe mësohet se fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në maternitet. Ndërkaq nëna e re ndodhet në terapi intensive.
Në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë kanë humbur jetën katër persona si pasojë e virusit të gripit AH1N1. Një tjetër rast u shfaq edhe në Durrës.
Ndërkohë ajo që mjekët këshillojnë është vaksinimi i popullatës.











