Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mesditën e sotme në lagjen “5 maji” të qytetit të Elbasanit.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes por dyshohet për një sasi municionesh.
Policia është e pranishme në vendngjarje. Sipas burimeve, nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.











