Deputetja e PD, Albana Vokshi, njëherësh kryetarja e komisionit të Medias ka reaguar pas masave që Garda njoftoi se do të marrë për protestën e nesërme. Një ndër këto masa ishte dhe pajisja e gazetarëve me mjete kundragaz, për shkak se sërish mund të përdoret gaz lotsjellës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi e cilëson një “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve.
REAGIMI:
Qeveria “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve
Në atë vend ku #qeveria pranon vetë se do përdorë lëndë helmuese luftarake kundër gazetarëve, nuk mund të flitet më për demokraci dhe #media të lirë.
Në epokën digjitale, mjetet e punës së Gazetarëve janë celulari, stilolapsi, mikrofoni.
Nuk e di në cilin vend të lirë gazetarët pajisen dhe me kundragaz?!
Këto janë shenja që kjo qeveri e bërë palë me krimin po vetëfundoset!












