Deputeti Ervin Salianji ka publikuar një video të protestuesve të arrestuar pas protestës së 16 shkurt.
Ata ndodheshin në gjyq, ndërsa po prisnin masën e sigurisë.
Ata shihen të ngrenë lart gishtat brenda kafazit të xhamit. Mes tyre është dhe ish-kreu i policisë bashkiake Florenc Hoxha.
Prokuroria kërkoi “Arrest në burg” për 14 nga të arrestuarit, ndërsa për 5 prej tyre masën “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje”.
https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/401412360661635/?t=0











