• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/PD zbulon skandalin: Spiropali ka marrë nga fondet publike 550 mln lekë

droni by droni
19 February, 2019
in Kryesore, Politika
0
VIDEO/PD zbulon skandalin: Spiropali ka marrë nga fondet publike 550 mln lekë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike sot ka denoncuar rastin e korrupsioneve nga ana e ministres së  Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

PD thotë se ajo se ka marrë nga fondet publike 550 milionë lekë. Në një deklaratë për mediat deputetja e PD Jorida Tabaku tha se në skemën korruptive është përfshirë direkt vëllai, bashkëshorti dhe vetë Elisa Spiropali.

“Në skemën korruptive është përfshirë direkt vëllai, bashkëshorti i dhe vetë Elisa Spiropali. Bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes të paktën 350 milionë lekë nga Ujësjellësi i Fierit dhe kompania Solomon ka marrë tendera nga doganat në kohën e drejtimit nga Elisa Spiropali. Kompanisë së Spiropalit i është dhënë pyll me koncesion 40 ha me koncesion dhe  rreth 130 milionë lekë nga fondet e fermerëve. Inspektoriati i Pasurive duhet të nisë menjëherë hetim pasuror për pasurinë e paligjshme të Elisa Spiropalit dhe ta çojë para drejtësisë”– tha Tabaku.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/418638205575069/?notif_id=1550574562112596&notif_t=live_video

JORIDA TABAKU, NËNKRYETARE E KOMISIONIT TË EKONOMISË

Korrupsoni mund të ndiqet dhe të zbulohet në qindra rrugë dhe mënyra, por asnjëra nuk është aq efikase sa aksioma “ndiq paranë”.

Duke ndjekur paratë, është zbuluar një skemë skandaloze korrupsioni, konflikti interesi dhe fshehje pasurie, ku përfshihet drejtpërsëdrejti Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj, ish drejtor i Ujësjellësit Fier, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali dhe kushëriri i bashkëshortit të saj, Marjus Memushaj.

Duke ndjekur paratë e kompanisë Solomon, portali Boldneës ka zbuluar skemën e përfitimit nga familja e Elisa Spiropalit e të paktën 550 milionë lekë para publike, shumica e të cilave janë dhënë nëpërmjet tenderave nga bashkëshorti i saj tek vëllai i Elisës dhe pastaj tek kushëriri i familjes.

Historia e kompanisë Solomon, që i përket familjes së Elisa Spiropalit është simbol i babëzisë së kësaj qeverie për të vjedhur paranë publike dhe taksat e shqiptarëve në ço formë. Ajo u krijua ditën në të cilën u krijua edhe qeveria Rama, më 9 shtator 2013.

Dokumentat zyrtarë të publikuar nga Boldneës dhe të verifikuar nga Departamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike, konfirmojnë se Enkli Spiropali, vëllai i zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali që, në atë kohë po merrte emërimin si Drejtoreshë e Doganave, krijoi në shtator 2013 kompaninë Solomon, me qendër në Fier me kapital prej 1 milionë lekësh të vjetra.

Brenda pak muajve, kompania e sapokrijuar e vëllait të Elisa Spiropalit fiton tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte as më pak e as më shumë, por kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, në atë kohë drejtor i Ujësjellësit të Fierit.

Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale, vëllai i Elisa Spiropalit e shiti kompaninë me letra, pak ditë më vonë, më 8 prill 2014. Siç ka zbuluar Boldneës, kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit të Spiropalit. Vlera e shitjes ishte 1 milionë lekë, megjithëse kompania tani kishte marrë tender mbi 6 milionë lekë.

Me këtë skemë, duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes së vet 350 milionë lekë.

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, do të shpjegojë me detaje përfitimet në konflikt interesi të mbi 550 milionë lekëve fonde publike, të kaluara nga thesari i shtetit.

Këto janë afera të pastra korruptive, që meritojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot, është angazhimi I menjëhershëm I Inspektoriatit të pasurive për të hapur një hetim pasurir për Elisa Spiropalin. Nëse do të ndjekin paratë, do të zbulojnë ndoshta edhe skema të tjera korrupsioni dhe konflikti interesi të zëdhënës së Edi Ramës.

 

Historia e pasurimit të paligjshëm të famijes së Elisa Spiropalit është një provë tjetër se shqiptarët nuk meritojnë më të helmohen as nga propaganda e shëmtuar, as nga gazi lotsjellës i një qeverie, që prioritet të vetëm ka vjedhjen e shqiptareve!

Është koha që së bashku ta shembim këtë sistem për t’i hapur rrugë një vendi normal, ku ministrat nuk emërohen për të vjedhur, por përtë shërbyer.

LEALBA PELINKU, DEPARTAMENTI ANTIKORRUPSION I PARTISË DEMOKRATIKE

Për të përfituar 550 milionë lekë pa rënë në sy, familja e Elisa Spiropalit ndoqi një skemë djallëzore. Pronar u rregjistrua vëllai, tenderin e parë e mori vëllai i drejtoreshës së doganave nga kunati drejtori i Ujësjellësit Fier, pastaj kompania u shit tek kushëriri i bashkëshorit të Elisës.

550 milionë lekët janë marrë me tendera të vegjël, që nuk tërheqin vëmendjen. Me tendera 6-7 milionësh, bahskëshorti i Elisa Spiropali i ka dhënë kompanisë së krijuar nga kunati i tij, vëllai i Elisës rreth 350 milionë lekë.

Është e faktuar si nga transaksionet e thesarit, ashtu edhe nga të dhënat e Tenderave Publikë se ish drejtoresha e doganave ka blerë përmes tenderave deri edhe traun e doganës në kompaninë e vëllait të saj.

Sipas të dhënave të siguruara nga Thesari i Shtetit, kompania Solomon, në kundërshti me ligjet e vendit, ka përfituar fonde dhe tendera edhe nga drejtoria e Doganave Fier, në të njëjtën kohë kur Elisa Spiropali ishte drejtoreshë doganash. Më pas, edhe dogana Vlorë është në listën e atyre që kanë dhënë miliona. Më saktë rreth 67 milionë lekë.

Shoqëria pa asnjë përvojë ka marrë tendera, në të cilat eksperienca ishte vendosur si kriteri kryesor. Por për këtë qeveri kriter janë vetëm vjedhja.

Të dhënat e ankandeve tregojnë se po e njëjta kompani ka përfituar me ankand dhe hapësira pyjore për të ndërtuar magazina bujqësore.

Të dhënat që ju tregojmë sot këtu tregojnë se sipërfaqja prej 40 ha është vendosur në dispozicion, ndërkohë që fermerët e kanë të pamundur të magazinojnë produktet e tyre. Po ashtu, janë gati 130 milionë lekë që në vend që të shkojnë për fermerët, i merr kompania e familjes së Elisa Spiropalit, e cila u bën moral shqiptarëve nga mëngjesi në darkë për luftë kundër korrupsionit.

Kjo është një histori e përsëritur brenda rilindjes, ndonëse me shifra shumë herë më modeste në tenderat që ish drejtoresha e Doganave Spiropali i ka dhënë vëllait të saj dhe kushëririt të bahskëshorit. Por, morali mbetet i njëjtë me atë të ministrave të tjerë të qeverisë së Edi Ramës, që kanë shpërndarë tenderat dhe koncesionet tek kompanitë e tyre.

Shqiptarët vendosën në 16 shkurt se ky model duhet të marë fund dhe Partia Demokratike ka gati alternativën e saj për të çliruar ekonominë nga kthetrat e grabitqarëve në qeveri.

Tags: akuzakorrupsioniPDspiropali
Previous Post

VIDEO/Asnjë nuk e pret Ramën në Vau të Dejës, qytetarët refuzojnë ta takojnë

Next Post

Masakra e Selenicës, sa vite burg rrezikon Ritvan Zykaj

droni

droni

Next Post
Masakra e Selenicës, sa vite burg rrezikon Ritvan Zykaj

Masakra e Selenicës, sa vite burg rrezikon Ritvan Zykaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.