Një ditë pas vendimit të Grupit Parlamentar, për djegien e mandateve, tashmë iniciativa do të diskutohet edhe në organet e tjera më të larta vendimmarrëse brenda PD.
Burime nga PD, bëjnë me dije se sot në orën 17:00 është planifikuar të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për diskutimin e vendimit për djegien e mandateve.
Po ashtu, hapi i fundit për firmosjen e këtij vendimi është në Këshillin Kombëtar, i cili është parashikuar të mbahet nesër në orën 18.00.
Kujtojmë, se sot në mëngjes kreu i këtij këshilli, Bujar Nishani pati një takim me kreun Basha në selinë blu.
Basha i qëndroi vendimit të djeshëm, ku tha se nuk ka kthim prapa. Nuk ka lëvizje më pro Evropës se vendimi i PD-së, – tha Basha. – Nuk ka kthim mbrapa. Nuk do të ketë më parlament fasadë.”
Gjithashtu dhe LSI ka vendosur të djegë mandatet, ndërsa kryeministri Rama është përpjekur të krijojë ‘lojën’ e përçarjes, duke thënë se mes PD dhe LSI nuk do të arrihet konsesusi.











