Policia e Tiranës ka shoqëruar për në Komisariatin 6 një nga protestuesit tek zona e Astirit.
Efektivët e komisariatit numër 6 kanë shoqëruar Lutfi Kastratin, pasi ka bërë thirrje në protestë që të goditen me armë forcat e policisë.
Në mbështetje të banorit të zonës së Astirit para komisariatit numër 6 janë të pranishëm disa banorë si dhe deputetë të PD që kërkojnë lirimin e tij.
Kujtojmë se banorët e zonës së Asitrit po protestojnë për më shumë se 3 muaj duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e projektit për Unazën e Re.Nga ana tjetër punimet janë pezulluar në lotin e parë për shkak të skandalit ku kompania fituese kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar tenderin e ndërtimit.











