Nëse menduam se protestat pushuan, në fakt është e kundërta. Qytetarët kanë ende arsye për të protestuar dhe këtë zgjedhin ta bëjnë në mënyra të ndryshme.
Së fundmi mësohet se banorët e Lezhës janë ngritur në protestë. Dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugën kryesore, duke bllokuar pjesën e superstradës, ku pritet të kalojë kryeministri Edi Rama për të shkuar në Pukë.
Kjo është protesta e parë, që pas 16 shkurtit. Protesta e fundit u shoqërua me incidente ndërsa protestuesit nuk u thyen pavarësisht gazit lotsjellës. Ata qëndruan rreth 5 orë para zyrës së Ramës me thirrje për largimin e tij.
Kujtojmë se në fund të asaj proteste, Basha njoftoi për protestën që do të mbahet ditën e enjte.
Nga ana tjetër të gjithë deputetët e opozitës kanë vendosur që të djegin mandatet e tyre, duke thënë se prania në Kuvendin e kapur nga krimi duhet të marrë fund.











