Ka ndërruar jetë ikona e modës Karl Lagerfeld. Stilisti i famshëm vdiq në moshën 85 vjeçare pas një beteje me kancerin. Drejtori kreativ i Chanel, besohet të ketë qenë i sëmurë dy javët e fundit ku dhe ishte shtruar në spital në Paris.
Shtëpia e Chanel ka konfirmuar tashmë vdekjen e tij.
Sipas burimeve të afërta me të, Lagerfeld u shtrua të hënën, ndërsa vuante nga kanceri pankreatik.
“Ai nuk fliste në lidhje me sëmundjen e tij, por luftoi atë me trimëri”, tha një burim i brendshëm. “Karl ishte shumë krenar për përshtatshmërinë e tij dhe jetesën e shëndetshme, kështu që kanceri i pankreasit erdhi si një tronditje e madhe”.
Stilisti gjerman që krijoi shtëpinë e modës ‘Chanel’ ishte një nga njerëzit që punoi deri në vdekjen e tij.












