Është gjetur i vdekur në makinë një person i shpallur i zhdukur prej dy javësh në Tepelenë.
Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Sokol Rama. Ai është gjetur i ekzekutuar në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit. Policia dyshon se vrasja ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës.
Prej gati dy jave 32-vjeçari Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës dhe shoku i tij nga Përmeti, Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet janë deklaruar të zhdukur nga familjarët. Fillimisht, është deklaruar i zhdukur nga të afërmit e tij 32-vjeçari Rama.
Dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike.











