Edhe prestigjozia ‘Reuters’ ka përzgjedhur si foto të javës momentin kyç dhe të rëndësishëm të javës që lamë pas.
Bëhet fjalë për seancën e shkuar në Parlamentin shqiptar, atë të spërkatjes me bojë të kryeministrit Edi Rama nga nënkryetari i PD, Edi Paloka.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagon pas bojës së hedhur prej tij nga anëtarët e opozitës gjatë sesionit parlamentar në Tiranë, Shqipëri, 14 shkurt”, shkruhet në përshkrimin e fotos ‘Reuters’.
Kujtojmë se Paloka u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi, ndërsa në një prononcim për gazetarët Paloka tha se nuk ishte hakmarrje e tij, por fillimi i një 16 Shkurti që Rama ende nuk e kishte parë.












