Kryetari i opozitës shqiptare ka reaguar sërish para pak minutash për protestën e madhe të opozitës ditën e sotme në Tiranë.
Basha e konsideroi protestën si më madhështoren ku një popull i tërë është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë.
POSTIMI I PLOTE I BASHES:
Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi! Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt së ardhmes!











