Deri tani situata është paraqitur e qetë dhe pa incidente, por nuk përjashtohen rastet kur policia ka shkaktuar tensione.
Së fundmi, një tjetër autobus me protestues është ndaluar, ku policia ka ushtruar kontroll.
Këtë informacion e bën me dije, deputetja e PD, Lindita Metaliaj, e cila shkruan se është autobusi i parë nga Lezha që ndalohet në hyrje të Tiranës.
‘‘Forcat e policise ndalojne protestuesit per tu bere presion. Askush dhe asgje nuk i ndal dot”, shkruan deputetja.

Kujtojmë se PD ka bërë publike dhe shifrat e para zyrtare të protestuesve që janë nisur drejt Tiranës (kliko këtu), ndërsa nuk kanë munguar as sloganet dhe parrullat thumbuese./DRONI.al












