Situata është tensionuar në Kuvend pasi fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama. Ai ka ofenduar liderin e PD, Lulzim Basha dhe kjo ka nxitur reagimin e opozitës.
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka shkuar afër foltores së kryeministrit, duke e sperkatur me bojë.
Deputeti i PD-së u nxit nga fjala e kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh për Bashën: I dashur miku ynë Talat Xhaferri, unë iu kërkoj ndjesë për shkeljen e kodit të mikëpritjes, po iu siguroj që fmiu që sapo foli, nuk di se çfarë thotë.
Shikoni pamjet:
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2166353170091964/











