Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mëngjesin e sotëm.
Ka qënë qytetarët të cilët e kanë gjetur trupin pranë liqenit të Sharrës në Tiranë.
Viktima është rreth 45 vjeç dhe nuk dihen ende identiteti i saj si dhe shkaqet e vdekjes.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.












