Një automjet është djegur në qytetin e Elbasanit në orët e para të mëngjesit.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”. Makina ka qenë e parkuar në hyrje të një pallati.
Ajo është përfshirë nga flakët në mënyrë të menjëhershme dhe është djegur pjesërisht. Policia është njoftuar nga banorët për djegien e automjetit dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas të dhënave të para, pronari i automjetit rezulton një biznesmen që ka në pronësi një biznes të njohur në periferi të qytetit të Elbasanit, i cili quhet Engjell Zhidro. Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit në Elbasan, një mjet në pronësi të shtetasit E.Zh., i cili ishte i parkuar para banesës, është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë mjeti është djegur pjsërisht.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.











