Drejtoria e Pergjithshme Detare deklaroi se bregdeti do të përballet me mot të keq dhe erëra të forta me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jug-JugPerendim.
Një tornado ka goditur gjirin e Durrësit.
Moti i keq dhe era e fortë kanë krijuar një tornado në det, duke tmerruar të gjithë qytetarët.
Tornadoja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një serë 30 hektarë në zonën e Shkozetit, duke fluturuar në një rreze prej 500 metrash tabaket e xhamit.












