”S’na vajti mendja kurrë, kur morëm vesh nuk na vajti mendja kurrë. E ëma dhe i ati i djalit janë në Itali. Tani ka ndodhur kjo gjë, nuk e di. Ky djali shkonte në punë. Kishin një vajzë 3 vjeçe, që mezi e bënë dhe atë. Më vjen keq shumë!”– shprehet një nga fqinjët e habitur.
“Familje e mirë, kanë kaq shumë vite këtu. Ai vetë, shumë i mirë. Si e shoqja, ishin njerëz shumë të mirë. Jemi habitur! Asnjëherë nuk kemi dëgjuar konflikte. Kanë një çupkë të vogël. Po dhe ajo e mirë ishte. Nuk e di ose padashje e ka bërë! Nuk e di sesi! Nuk ka mundësi të vriste gruan! Shumë e mirë.”- shprehet një tjetër fqinje e çiftit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, në banesën e tyre, ndërsa ende të paqarta janë motivet. Policia arrestoi 44-vjeçarin Alket Arapaj i cili ishte punonjës i Gardës së Republikës. Viktimë mbeti Ervilma Seferi, 36 vjeçare.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:00 në banesën e çiftit në Allias, ndërsa motivet që e kanë shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë janë ende të paqarta.