Këto janë pamjet e turpshme të cilat janë denoncuar nga një nënë e shqetësuar. Ajo ka denoncuar një shef policie nga Malësia e Madhe i cili ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj 15 vjeçare.
Nëna nuk identifikohet por rrëfen për newsbomb.al gjithë tmerrin e përjetuar ndërsa pohon se familja e saj do të largohet nga Shqipëria pas kësaj ngjarjeje.
Bëhet fjalë për shefin e policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti.
Shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon.
E ëma pohon se pasi ka parë pamjet e turpshme, dhe ka folur me vajzën, ka marrë videot e bashkë me të bijën ka shkuar në komisariatin e Koplikut për ta denoncuar por aty askush nuk e ka pritur.
https://www.youtube.com/watch?v=xfISJSPzfvE











