Ka përfunduar në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi Petrit Bibaj. Policia lokale bën me dije se është arrestuar shtetasi Endersi Dodaj 25 vjeç, banues në Tiranë.
“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukê u bë ndalimi i shtetasit E.D, 25 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.












