Victoria Bateman është kthyer në profesoreshën më të përfolur në mediat britanike.
Kjo e fundit doli nudo gjatë kohës që John Humphrys, gazetar i BBC Radio 4, po e intervistonte.
Ajo është parimisht kundër daljes së Britanisë nga BE dhe në trup kishte shkruar “largimi nga BE e lë Britaninë lakuriq”.
Gazetari e akuzoi profesoreshën se duke dalë në këtë mënyrë kishte fyer pjesën më të madhe të popullsisë britanike.
Bateman tha:
“E para, Brexit e lë ekonomike britanike të ekspozuar. E dyta është se Brexit ka nxitur disa ndjenja kundër emigrantëve, dhe e treta, Brexit ekspozon dështimet e qeverisë së kaluar”.












