Ditën e dielë do të organizohet një marshim paqësor marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku një vajzë minorene u përdhunua nga bashkëmoshatarët e saj të cilët i bënin presion me anë të një videoje.
Organizatorët e protestës paqësore njoftojnë se tubimi do të fillojë në orën 10 nga Ministria e Arsimit për në drejtim të Drejtorisë së Policisë.
Ndërkohë, sot është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kërkesa për lejë të zhvillimit të marshimit.
E gjitha bëhet në mbështetje të viktimave që kanë pësuar dhunë seksuale dhe kundër targetimit të tyre nga shoqëria.

DRONI.al











