Ka ndërruar jetë në spital, i riu që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e 8 shkurtit në Pukë.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në fshatin Vrrithë, në rrethana ende të paqarta.
Viktima është Petrit Biba nga Rubiku, i cili pasi u plagos u dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.
Mësohet se ai ishte punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall. Ndërkohë nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me autorin apo autorët e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.












