Një ngjarje e rëndë u shënua këtë mbrëmje në Pukë, ku një 21 vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri.
Ende nuk dihet nëse ka qënë vetvrasje apo vrasje, por i riu është në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftall, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Ai ka marrë një plumb në bark.Panorama shkruan se dije se i riu është në gjendje kritike dhe spitali i Pukës e ka nisur drejt atij të Shkodrës.
Nga të dhënat e para thuhet se i plagosur ka mbetur Petrit Biba, 21 vjeç.











