Janë konfirmuar 4 vdekje në spitalin universitar Shefqet Ndroqi për shkak të virusit AH1N1, brenda një jave. Viktima e fundit ka qenë një grua 75 vjeçare nga Lushnja.
Gruaja ka humbur jetën ditën e djeshme në spitalin Shefqet Ndroqi, ndërsa lajmi është konfirmuar nga doktoresha Silvana Bala. Ajo ka ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Lushnjes, ndërsa ka qendruar 8 orë në gjendje jete në spitalin Shefqet Ndroqi.
Mjekja shprehet më tej se 10 pacientë të tjerë me virusin AH1N1 ndodhet në reanimacion, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar aktualisht në spital











