Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ndërsa këtë herë është ndalur tek videoja e postuar sot nga Rama, ku shfaqeshin të dy prindërit e vajzës.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se pasi heshti për ngjarjen e rëndë për më shumë se shtatë ditë, sot Rama zgjodhi të përdhosë familjen duke i publikuar me zë dhe figurë para syve të të gjithë opinionit publik.
“Pasi heshti per ngjarjen monstruoze per 7 dite, foli duke perdhosur familjen, derguar zedhenesen e perdhunimit dhe perdhosur duke treguar ne ekran viktimen dhe familjen e saj! Sb”, shkruan Berisha.













