Një zjarr ka përfshirë një banesë sociale në Shkozë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Polici ndërkaq ka dhënë vetëm detajet e mëposhtme:
Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në Shkozë ka rënë zjarr në një banesë sociale i cili është fikur nga shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.











