Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga virusi i gripit AH1N1. Mësohet se në Spitalin e Sanatoriumit ka humbur jetën një 37-vjeçar nga Elbasani.
Burime bëjnë me dije se 37 vjeçari vuante edhe nga mushkërinjtë, kjo ka përkeqësuar gjendjen e tij duke i marrë edhe jetën.
Mjekët kanë paralajmëruar se vendi është në situatë gripale duke mos përjashtuar edhe përhapjen e gripit të derrit përmes rrugëve të frymës.
Mjekët këshillojnë vazhdimisht vaksinimin, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.











